Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në zbatimin e bllokadës ushtarake amerikane ndaj porteve iraniane. Sipas burimeve, anijet luftarake dhe trupat britanike nuk do të përdoren për të bllokuar hyrje-daljet detare të Iranit. Megjithatë, Londra do të vijojë praninë e saj në rajon përmes mjeteve të tjera ushtarake, përfshirë kapacitetet kundër dronëve, në kuadër të sigurisë detare. Në një reagim zyrtar, një zëdhënës i qeverisë britanike theksoi se vendi mbështet lirinë e lundrimit dhe mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të energjisë. Ky qëndrim vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku kontrolli i Hormuzit lidhet drejtpërdrejt me ekonominë botërore dhe kostot e jetesës, për shkak të ndikimit në çmimet e naftës dhe gazit.