Situata në Bashkinë Finiq paraqitet më e stabilizuar, pasi ritmi i flakëve në zonën e Dhrovjanit dhe Parkut Natyror “Syri i Kaltër”, ku rreziku ka qenë i lartë që nga e premtja, është vënë nën kontroll. Vatrat e zjarrit pranë fshatrave Krane dhe Fitore, u fuqizuan nga era duke u afruar ndjeshëm pranë banesave. Ndërhyrjet e shpejta nga toka dhe ajri kanë mundësuar lokalizimin e flakëve dhe stabilizimin e situates, pavrësisht terrenit të vështirë. Disa ekipe me zjarrfikës dhe me trupa të ushtrisë po punojnë për shuarjen e plotë të cdo vatre aktive si dhe për të parandaluar riaktivimin e vatrave. Bilanci i deritanishëm tregon për dëme të ndjeshme në disa zona. Në fshatin Krongj, flakët kanë shkatërruar një banesë dhe kishën e fshatit, duke lënë pas mure të nxira dhe rrënoja.