Greqia vendosi që të shtyjë edhe për 14 ditë akoma masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19. Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim sqarues mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 - 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19 Kështu për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi.