Janë liruar nga burgu 2 shtetasit rus dhe ai ukrainas që u kapën në gusht të vitit të kaluar, pas incidentit në Uzinën e Gramshit. Prokuroria Elbasanit ka kerkuar lirimin e 3 të dyshuarve për spiunazh per shkak te perfundimit te afatit te paraburgimit dhe gjykata ka vendosur te pranoje kerkesen e prokurorise. Gjykata vendosi detyrim paraqitje per ukrainasin Fedis Alpatov dhe Zvetlana Timofeva. Ndërsa rusi tjetër Mikail Zorin mbetet ne arrest shtepie.