Top News – Spiunë bjellorusë në Evropë / Çekia dhe aleatët shkatërrojnë rrjetin
09/09/2025 11:41

Një rrjet i spiunazhit që po ndërtohej në Evropë nga Bjellorusia është shkatërruar nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Rumanisë, njoftoi agjencia çeke e kundërzbulimit. Agjencia çeke, e njohur si BIS, tha në një komunikatë të hënën se një ekip agjentësh evropianë zbuloi spiunë të agjencisë bjelloruse të sigurisë, KGB, në disa vende të Evropës. BIS-i bëri të ditur se mes tyre ishte edhe një ish-zëvendëskryetar i shërbimit moldav të inteligjencës SIS, i cili kishte dorëzuar informacione të klasifikuara tek KGB-ja bjelloruse. Çekët gjithashtu dëbuan një agjent bjellorus që vepronte nën petkun e një diplomati. Ministria e Jashtme e Çekisë tha të hënën se atij iu dhanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Republika Çeke. Agjencia çeke theksoi se Bjellorusia arriti ta krijojë këtë rrjet për shkak se diplomatët e saj mund të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet evropiane. “Për t’i luftuar me sukses këto aktivitete armiqësore në Evropë, duhet të kufizojmë lëvizjen e diplomatëve të akredituar nga Rusia dhe Bjellorusia brenda zonës Schengen”, tha në një deklaratë kreu i BIS, Michal Koudelka. Agjencia nuk dha më shumë hollësi. Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, tha në anën tjetër se kishte ekzekutuar një fletarrestim për një të dyshuar 47-vjeçar nën akuzat për tradhti. I dyshuari më parë kishte mbajtur poste drejtuese brenda SIS-it moldav. Sipas agjencisë, ai dyshohet se u kishte dorëzuar sekrete shtetërore oficerëve të inteligjencës bjelloruse, të cilat me gjasë “rrezikonin sigurinë kombëtare”. Agjencia rumune shtoi se, ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, i dyshuari moldav - i paidentifikuar - ishte takuar dy herë me spiunë bjellorusë në Budapest, Hungari, dhe ka “dyshime të arsyeshme” se takimet kishin të bënin me “dhënien e udhëzimeve” dhe shkëmbimin e pagesave për shërbimet e ofruara. Hetimi ndërkombëtar është mbikëqyrur nga agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust. Bjellorusia drejtohet nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
DIGITALB DIGITALB