Top News – Spiun për llogari të Rusisë / Fillon gjykimi i një oficeri gjerman, punonte për GRU
12/08/2022 12:36

Në landin e Nord Rin Vestfalisë, në Gjermani, ka nisur gjyqi kundër një oficeri rezervë të ushtrisë gjermane. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete rusëve prej vitesh. 65-vjeçari duhet të përgjigjet para Gjykatës së Lartë Rajonale të Dyseldorfit ku akuzohet për spiunazh. Sipas prokurorit federal, oficeri rezervist i ka dhënë shërbimit sekret rus GRU informacione mbi rezervistët gjermanë dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak në situata krize midis 2014 dhe 2020. Bëhet fjalë edhe për pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë në vitin 2014 si dhe gazsjellësin Nord Stream 2 në Detin Baltik. Përveç kësaj, i akuzuari thuhet se u ka dhënë rusëve detajet e kontakteve private të anëtarëve të lartë të Bundesverit dhe përfaqësuesve të biznesit. Politika e sigurisë dhe e mbrojtjes së SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë është një çështje tjetër që përmendet. Sipas aktakuzës, dokumentet dhe informacionet kanë ardhur pjesërisht nga burime publike, por edhe nga burime jopublike. Nënkoloneli nën akuzë në një masë të madhe ka pranuar se ka dhënë informacione, tha një zëdhënëse e gjykatës. Zyra e prokurorit federal dyshon si motiv simpatinë për Rusinë. Në hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna për pagesa me para të shërbimeve. Por i akuzuari kishte shpresuar për avantazhe të tilla si ftesa për konferencat e sigurisë në Rusi dhe ftesa të tilla ai ka pasur.

Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51