Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi. Mësohet se së paku pesë pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në Shën Peterburg, pasi spitali ku ata ndodheshin u përfshi nga flakët. Ishte Ministria e Shëndetësisë në Rusi, ajo e cila konfirmoi vdekjen e pacientëve, të cilët ndodheshin në kujdes intensiv.