Polonia dhe Spanja kanë tërhequr personelin e tyre nga një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Turqia, pasi në të merrnin pjesë edhe trupa nga entiteti separatist turk në Qipron veriore. Stërvitja, e quajtur Anatolian Phoenix, po mbahet nga 6 deri më 16 qershor në Turqi, teksa ministria e mbrojtjes turke tha se përveç personelit nga Turqia, Azerbajxhani, Katari, Polonia dhe Spanja, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga e ashtuquajtura "Republika Turke e Qipros Veriore".