SPAK ka zbarkuar në vilën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës në Gjirin e Lalëzit, që është njëra nga pronat ndaj së cilës gjykata e posaçme ka vendosur masën e sekuestros preventive. Në njoftimin zyrtar thuhet se pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrim pasuror ‘sekuestro prevendive’ për 16 pasuri në pronësi të Jamarbër Malltezit, gjashtë llogari bankare në euro, dollarë dhe lek si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të dhëndrit të Sali Berishës në shoqëritë “Homeplan” shpk, 45% e kuotave, “Magnet IMO” shpk, 100% e kuotave dhe “Magnet Gym&Fit 60% e kuotave.