Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. SPAK thotë se në hetim ka zbardhur lidhjen e hershme miqësore mes Çyrbjes dhe Altin Hajrit, i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, por edhe një emër që del edhe në dosjen Metamorfoza, si sekser që u siguronte vrasës me pagesë grupeve kriminale.