Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë të gjithë Komisionin për Ankesa dhe Sanksione në KQZ nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës me rastin e refuzimit të kallëzimit të kandidatit të PD, Aulon Kalaja për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Durrësit. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.