Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë punën e bërë nga ana e SPAK në luftën kundër korrupsionit. E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, gjatë nisjes së një prjekti ku e pranishme ishte dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni tha se prokuroria e posaçme ka bërë një punë të mirë deri më tani, pasi njerëzit sa herë mendojnë kundër korrupsionit mendojnë SPAK.