Top News- SPAK nuk dorëzon dosjen e printuar/ Avokatët e Veliajt-Shkelje e të drejtave të njeriut
27/08/2025 13:40

Pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën e Posaccme antikorrupsion për shpalljen e pavlefshme të hetimeve të kryera nga SPAK, avokatët e Veliajt kanë reaguar sërish duke kërkuar që klientit të tyre ti vihen të gjitha fashikujt në dispozicion në formë të printuar dhe jo me USB. Sipas tyre, Veliaj nuk ka mundësi të përdorë USB në kushtet e izolimit dhe as ata nuk munden tia vënë në dispozicion fizikisht për shkak të volumit të lartë. Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre. Pengimi i Veliajt për të takuar avokatët e tij ndërkombëtarë është ngritur edhe njëherë si shqetësim nga mbrojtësit ligjorë të kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tyre SPAK vijon të refuzojë takimin e tij me avokatët, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Si shkak i cështjet që hetoi SPAK, Veliajt i është pamundësuar edhe ushtrimi i detyrës si kryetar bashkie, shtojnë avokatët. Erion Veliaj mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit shkurt të këtij viti, i dyshuar nga struktura e posaccme se ka kryer korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash si dhe ka kryer veprën penale të fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë. Hetimet ndaj tij dhe 29 persona të tjerë fizikë dhe juridikë u mbyllën disa javë më parë, teksa pritet që SPAK të zbresë dosjen në gjykatë.

Top News- Paqe për Gazën! Begaj përshëndet marrëveshjen- Pikë kthese
13/10 22:14
Top News- Trafik i rënduar në Tiranë, punimet në autostradën me Durrësin bllokojnë dhe Elbasanin
13/10 21:26
Top News- Radhë kilometrike makinash në aksin Tiranë-Elbasan, bllokohet rruga
13/10 19:50
Top Channel/ Punimet në autostradë “paralizojnë” Tiranën! Kaos me trafikun
13/10 19:43
Top Channel/ Zegjineja-Korreshit: Ju dëgjuam gjithë ditën, e dimë morët urdhër nga lart për votimin
13/10 19:42
Top Channel/ Trondit Kreu i KLGJ: Edhe unë kam humbur babanë në detyrë
13/10 19:38
Top Channel/ Nafta, 11 persona në gjykim. SPAK mbylle hetimet për mijëra tonelatë kontrabanë
13/10 19:35
Top Channel/ Korreshi në komisionin e ligjeve: Bashkia e Lushnjës ka hedhur mbeturina në tokën time
13/10 18:51
Top Channel/ Zjarr i përmasave të mëdha në Fatisht të Peqinit
13/10 18:42
Top News- Zjarr i madh në Peqin, era përhap flakët me shpejtësi duke rrezikuar banesat
13/10 18:33
Top Channel/ Tedi Blushi: 90% e shqiptarëve pa shërbime gjyqësore, gjykatësit nën presion nga SPAK
13/10 17:42
Top Channel/ Elda Hoti: Harta e re gjyqësore një dështim, 137 çështje janë akoma të mbutuar
13/10 17:42
Top Channel/ Balliu kritikon Irena Gjokaj: Gjyqtarja me dy dënime penale, përmban shkelje të etikës
13/10 17:41
Top Channel/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, deputeti i PD: Gjyqtarët duan siguri për të dhënë drejtësi
13/10 17:41
Top News- ILD ‘nuk disiplinon’ magjistratët/ Nga 2800 ankesa në 2024, u morën masa vetëm për 54
13/10 17:36
Top News- Sekuestrohet apartamenti në Shkodër/ I përkiste të dënuarit në SHBA dhe Itali me 4 emra
13/10 17:27
Top News – Ndalesa e Von der Leyen. Turin e nis nga Shqipëria, fabrikat nga Serbia e Maqedonia
13/10 16:27
Top Channel/ Rusi: Teknologjia rrit transparencën, rrit aksesin e publikut dhe kjo bën që…
13/10 15:55
Top Channel/ Trafikante shtetase kolumbiane, arrestohet organizatori dhe dy punonjësit e seksit
13/10 15:50
Top News- Pavlefshmëria e provave të SPAK/ Malltezi kundërshton aktet-Dhjetëra shkelje e falsifikime
13/10 15:45