SPAK sekuestroi dhjetra pasuri në pronësi të Anton Gjinajt, një emër që figuron jo vetëm në listën e të kërkuarve të Interpol, por gjithashtu edhe tek përfituesit e tenderave në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Gjashtë biznese private, 13 pasuri të llojit truall dhe katër makina u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po, kush është Anton Gjinaj apo sikurse njihej ndryshe Pashuk Gjini?