Edhe pse i zhdukur prej një viti, ndaj Ervis Martinajt SPAK ka lëshuar një urdhërarrest të dytë. Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjeve dhe është në mesin e 15 personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste në një operacion të nisur prej orëve të vona të së mërkurës, ku kanë rënë në pranga zyrtarë policie, prokurorë e biznesmenë.