Gentian Funiqi, i njohur edhe me mbiemrin Doçi, një prej porositëve të rrëmbimit të Jan Prengës në janarin e vitit 2020 në Kamëz, është personi i arrestuar në Spanjë, por për të cilin SPAK kërkon ekstradimin në Shqipëri. Ai është një person me masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme, pikërisht për rrëmbimin e Jan Prengës, që ende nuk është gjetur.