Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë pretencën për Adriatik Llallën, ku kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin. Duke qenë se prokuroria ka pranuar gjykimin e shkurtuar, për këtë arsye ish-kryeprokurorit Llalla nëse dënohet, i mbeten për të shlyer 1.4 vite burg. SPAK gjithashtu ka kërkuar edhe dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik për Llallën, vendim ky si dënim plotësues. Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim në tre raste. Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Në seancën e kwsaj tw premte, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Bwhet e ditur se seanca e radhës është caktuar tw zhvillohet më 2 prill.