Të akuzuar se i shkaktuan 77 milion lekë dëm shtetit me tenderat, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë, ish-përgjegjësin e sektorit të procedurave të prokurimit dhe ish-përgjegjësin e sektorit juridik.