Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme i kanë dorëzuar një shkresë Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë sqarime për mungesën e masave nga ana e Policisë së Shtetit gjatë tubimit të mbështetësve të Erion Veliajt në seancën e mbajtur për masat e sigurisë të mërkurën. Gjykata thotë se punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin e sigurisë jashtë godinës.