Shpallja e vendimit për ankimimin e gazetarit Elton Qyno në lidhje me lejimin e sekuestrove të telefonave dhe kompjuterëve, vendim ky i dhënë nga GJKKO me kërkesë të SPAK-ut është shtyrë për me 6 janar 2024 në orën 14:00. Gazetari Elton Qyno, së bashku me avokatët e tij ngriti dy padi Gjykatën e Posaçme përmes së cilave ankohej për kontrollet në banesë, në zyrë dhe po ashtu kërkonte heqjen e sekuestros së telefonave dhe kompjuterëve. Avokati i tij, Dorjan Matlia tha për mediat se për telefonat nuk ka asnjë procesverbal për bllokimin e tyre.