Erjon Buçuku me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë është marrë nën hetim nga prokuroria e posacme antikorrupsion, pasi dyshohet se punësoi një cift në Bashki, në këmbim të një vlere monetare. Sipas SPAK, hetimi nisi pas transmetimit të disa pamjeve filmike me audio, të cilat kishin natyrë korruptive. Ndaj Bucukut është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .