Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zbardhur dy vrasjet të bujshme të vitit 2005. Pas 15 viteve SPAK ka vënë para akuzës disa nga eksponentët e njohur të botës së krimit si autor të vrasjes në Tiranë të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe vrasjes në Durrës të Klodian Saliut. Për këto vrasje SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plarent Devishaj, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin.