Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një konference për mediet nga ‘Arresti i Shtëpisë’, publikoi dokumente të reja, sipas të cilave firma për ndryshim destinacioni si proces i privatizimit të ish-kompleksit Partizani, është e Edi Ramës. Numri një i demokratëve, akuzoi SPAK se tentoi të fshihet dokumentet dhe se ka bërë Sali Berishën kryetar Bashkie pa qenë asnjëherë.