Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kuvend raportin e punës për vitin 2025, raporti i parë që u dorëzohet deputetëve me firmën e kreut të ri të strukturës, Klodjan Braho. Në faqen 11 të raportit, SPAK flet për problematikat kryesore të punës së prokurorëve, ku risi është përfshirja në dokument e shqetësimit për nismat ligjore, apo institucionale, që në këndvështrimin e SPAK synojnë kufizimin e mjeteve proceduriale në veprimtarinë hetimore, por edhe vetë pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme.