Kushtet e punës së minatorëve të minierës së bakrit në Spaç i tejkalojnë linjat politike. Socialistë dhe demokratë kërkuan llogari nga ministrja Delina Ibrahimaj lidhur me shqetësimet që minatorët kanë me kompaninë tuke ‘Tete Albania’ për oraret e punës, pabarazinë e pagave dhe ndalimin e largimeve nga puna për shkak të angazhimit sindikal.