Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Lituani. Samiti nuk i dha Ukrainës një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, fuqitë perëndimore po përgatiten të shpallin një marrëveshje sigurie për Kievin ditën e sotme. Ndërsa mbërriti në ditën e dytë të samitit të natos në Vilnius, zelenski tha se Ukraina do të jetë në të njëjtën faqe me anëtarët e tjerë të aleancës.