Kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar socialist, ku pritet të prezantohet raporti i shumicës mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkroi Rama në rrjetet sociale para nisjes së mbledhjes.