Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar pranimin e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk ka dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e këtij plani. Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid.