Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës po vijon ndërsa gara më e fortë mbetet brenda Partisë Socialiste se kush do të sigurojë karrigen e deputetit për katër vitet e ardhshme. Olta Xhaçka dhe Berina Gjylameti kanë një difeerencë shumë të vogël votash mes tyre. Të dyja po luftojnë për mandatin, ndërsa çdo fletë votimi që numërohet përbys herë pas here rezultatin.