Distancimi i socialistëve nga Arben Ahmetaj vijon e të thellohet. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla e shmangu përgjigjen e pyetjes nëse ish-zëvendës kryeministri ishte ende pjesë e grupit parlamentar socialist. Balla e mbylli daljen për mediat kur iu bë kjo pyetje, por e sigurt është që Arben Ahmetaj mungoi në këtë mbledhje për të disatën herë me radhë.