Situata mes Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve, SHBA ka grumbulluar kapacitete ajrore dhe detare në një shkallë që nuk është parë që prej pushtimit të Irakut në vitin 2003. Aleatët arabë në Gjirin Persik kanë paralajmëruar për pasoja të paparashikueshme, nëse Amerika nuk tërhiqet.