Pak kohë më parë në Elbasan u shënua një nga ato ngjarje që vështirë se do të harrohet jo vetëm nga Policia, por edhe vetë banorët e lagjes. Bëhet fjalë për rastin e shtetasit Lefter Zhidru, që u ekzekutua, pasi kërcënoi Policinë dhe mbajti për disa orë peng pjesëtarë të familjes së tij. Një situatë e ngjashme është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje po në Elbasan. 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t'u dorëzuar.