Apeli i Juridiksionit të përgjithshëm ka hequr masën e sigurisë së arrestit me burg për dy prej të arrestuarëve për skemat e mashtrimit me platformën Xuexa. Konkretisht masa e sigurisë eshtë ndryshuar për Brunilda Todin dhe Brunilda Ndinin, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Apeli ka shuar masën e sigurisë së detyrimit te paraqitjes edhe për Emanuel Taullaun. Ndërkohë vendimi u la i pa ndryshuar për Arbër Cela dhe Marius Kodrën.