Një 32-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, për trafikim të paligjshëm. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se përvec arrestimit të të resë është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori I saj, një shtetas indian. Nga hetimet ka rezultuar se 32-vjeçarja në bashkëpunim me 50-vjeçarin indian, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi.