Top News – Skeda kriminale e vrasësit/ Autori dhe viktimat u arrestuan në Greqi
06/01/2021 20:07

Krimi i dyfishtë i 31 dhjetorit në Tiranë, ku mbetën të vrarë dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani i ngjan një telenovele me fund të trishtë. Jeta e tyre, lidhja me Përparim Ademin dhe gjithcka në vite mes tyre është thuajse e pabesueshme. Faktet se 10 fëmijë që janë lindur prej dy viktimave dhe janë shitur në Greqi është një lajm që ka qarkulluar në të gjitha mediat greke, ndërsa hetimet tashmë janë shtrirë edhe në vendin fqinj. Media greke këtë të mërkurë ka nxjerrë edhe një tjetër fakt. Viktimat dhe Përparim Ademi janë arrestuar në Greqi disa vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, ndërsa vrasësi edhe për akuzën e tutorit. Kristina është arrestuar në vitin 2003 në Athinë dhe në vitin 2007 në Selanik për hyrje të paligjshme dhe prostitucion. Zhaneta është arrestuar për prostitucion në Selanik në vitin 1992 ndërsa për Përparim Telën (Ademi) dihet që po ashtu është dënuar për prostitucion por nuk dihet kur. Ndërkohë, njëra prej motrave është konfirmuar se deri pak kohë më parë ka qenë me një shtëpi me qera, zonë për të cilën media greke ka publikuar pamjet, ndërsa një pistë hetimi lidhet me të kaluarën e Kristinës. Kjo e fundit, bëjnë të ditur burimet që citohen nga mediat greke ka tentuar të dalë nga linja e trafikut që udhëhiqte Përparim Ademi, duke dashur të punojë në rrjete të tjera prostitucioni.

Top Channel/ Eliminohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës! Viktima, ish-polic
04/08 23:02
Top Channel/ Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi
04/08 23:00
Top Channel/ Tesla “merr me të mira” Musk, i jep aksione me vlerë 29 mld dollarë
04/08 22:39
Top Channel/ Putin dhe Netanyahu nuk i ndahen njëri-tjetrit, sërish bisedë telefonike mes tyre
04/08 22:25
Top Channel/ Netanyahu merr vendim: Pushtim i plotë i Gazës, ta çlirojmë nga tirania terroristëve
04/08 22:24
Top News – Blerja e votave në Rrogozhinë. SPAK mbyll hetimet për ish kandidatin dhe 4 të tjerë
04/08 21:37
Top Channel/ “Burri që më shkatërroi jetën…”, vajza sekrete e Putinit kritikon luftën në Ukrainë
04/08 21:14
Top Channel/ Sulmi terrorist me 149 viktima në sallën e koncerteve, Rusia kalon në sitë të akuzuarit
04/08 21:12
Top Channel/ Putin tjetër kërcënim Trump-it! Zhvendos 4 bombardues bërthamorë drejt perëndimit
04/08 21:00
Top News – Afganët vodhën fondet amerikane. 20 vite korrupsion, 26 mln dollarë…një kafaz pulash
04/08 21:00
Top News – Dhunoi ushtarët e KFOR në veri. Gjykata e Prishtinës dënon me 5 vite burg një serb
04/08 20:30
Top News -‘Mos njih dorëheqjet nga dorëheqja…’Lapaj kërkon mandatin e deputetit nga Kolegji Zgjedhor
04/08 20:20
Top News – Pasojat e sherrit politik. Kosovë, institucionet e pavarura pengje të Kuvendit
04/08 20:15
Top News – Misioni i vështirë i BE. Mungesa e Qeverisë në Prishtinë vështirëson dialogun
04/08 20:00
Top News – Aksidenti me një të plagosur. Fier, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë
04/08 19:56
Top News – Letra për vëzhguesit e OSBE/ODIHR. MEPJ: Përcollëm saktësime teknike, jo shantazh
04/08 19:45
Top News- “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrjet antishqiptare në RMV, reagon kryeministri
04/08 19:30
Top News – Berisha: Hasani kërcënoi vëzhguesit. Letër skandaloze për ndërkombëtarët e 11 majit
04/08 19:25
Top News – Meta njihet me mbylljen e hetimeve/ Cakrani: Nuk ka fakt penal, jo gjykim të shkurtuar
04/08 19:10
Top News- Kodi i ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell
04/08 19:05