Një operacion I policisë së Tiranës çoi në pranga 5 persona, përfshirë Artan Kërnanë dhe Fatmir Lizin, dy emra fort të njohr, jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por edhe për në Itali e Zvicër. Të akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Kallëzim I rremë, Artan Kërnaja dhe Fatmir Lizi u arrestuan teksa tentuan të kryenin një grabitje në Peqin. Nëse strategjia e dy të rinjve për grabitje ishte ndërprerja e ndriçimit të rugëve dhe shkatërrimi I kamerave të sigurisë, Kërnaja dhe Lizi ndoqën një metodë tjetër. ata shkuan të grabisnin një banesë në Peqin, por plani u dështoi kur panë uniformat e policisë. Lizi dhe Kërnaja vendosën të braktisin mjetin në anë të rrugës me qëllim fshehjen e sendeve të kundraligjshme që kishin në makinë.