Top News – Skandali në Lushnje/ Dy vendime nga e njëjta gjykatë
25/06/2020 22:23

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lushnjes, e cila gjykoi një vendim të ekzekutuar, po të Gjykatës së Shkallës së Parë! Pra, dy vendime nga e njëjta gjykatë, për të njëjtën çështje, ku një trup gjykues vendos se disa dokumente duhen asgjësuar dhe një tjetër trup gjykues vendos që asgjësimi të pezullohet. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z.Sefedin Shefa, i cili prej 26 vitesh po endet në dyert e gjykatës, prokurorisë dhe hipotekës për të fituar të drejtën e një trualli në ish-kinema Lushnje. Disa muaj më parë, emisioni investigativ faktoi se prej shumë vitesh, disa dokumente të falsifikuara ndodheshin në zyrat e shtetit dhe askush nuk merrte vendim për t'i asgjësuar. Pas investigimit, Gjykata e Lushnjes vendosi që t'i asgjësoje pikërisht këtë vendim! Në datën 23 dhjetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje pranoi kërkesën e z.Sefedin Shefa për fshirjen e dokumenteve të konstatuara të falsifikuara nga Prokuroria e Lushnjes. Më pas, në datë 14 janar 2020, prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi, ka lëshuar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal "për fshirjen e dokumenteve të konstatuara të falsifikuar". Aktualisht, për të njëjtën çështje ka dy vendime gjykate! Gazetarët e Fiks Fare shkuan disa herë për të pyetur prokurorin Artan Hazbi, se përse nuk apeloi vendimin e dytë. Por, po në kaq tentativa, prokurori nuk dha asnjë shpjegim. Në fakt, emisioni Fiks Fare ia dërgoi disa juristëve dy vendimet e gjykatës, të datës 23 dhjetor 2019 dhe të datës 24 shkurt 2020. Dhe, përgjigjet e tyre kanë qenë të njëjta: Padia mund të shqyrtohej, por kurrsesi Gjykata e Lushnjes nuk mund të pezullonte një vendim të saj, aq më tepër të ekzekutuar!

Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15