Top News – Skandali në ‘Fiks Fare’/ Përdhunoi të afërmen, autori i lire
13/10/2020 21:56

Një 24 vjeçar tenton të përdhunojë gruan e të afërmit të tij 48 vjeçare në kasollen e lopës, por autori lihet me masën arrest shtëpie. Oficeri i Policisw gjyqwsore nuk administron raportin mjeko-ligjor nw tw cilin thuhet qartë se mbi trupin e 48 vjeccares janë gjetur shenja të shumta dhune. Drita Mujo nga fshati Zvirinë e Korçës wshtw ankuar në Fiks Fare se personi që ka tentuar ta përdhunojë është lënë i lirë. 24 vjeçari i afërt i bashkëshortit të saj dhe fqinj në të njëjtën kohë edhe pse ka tentuar ta përdhunoje endet i lirë në fshat. Ngjarja ka ndodhur ditën që znj Mujo ka shkuar tek i fqinji për të marrë disa kokrra patate. Në shtëpi ka gjetur vetëm djalin e shtëpisë i cili e drejton drejt ahurit të lopës dhe i thotë të zgjedhi në një thes patatet që do. Pikërisht në këto momente 24 vjeçari ka tentuar ta përdhunojë dhe pasi ka hasur në rezistencën e zonjës Mujo dhe paralajmërimeve se do e denonconte në polici e ka lëshuar. Më pas ai i është vënë nga mbrapa duke i kërkuar që mos ta denoncojë për veprimin që bëri. Gruaja tregon se ka ende shenja të nxira në trup edhe pse ka kaluar 1 javë nga ngjarja dhe për këtë arsye ka shkuar edhe tek mjeku ligjor. Gazetarëve të Fiksit zonja u tregon se për t'i shpëtuar arrestimit djalin e kanë nxjerrë me probleme të shëndetit mendor kur në të vërtetë ai nuk vuan nga këto shqetësime. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit që të bëhet drejtësi, pasi 24 vjeçarin e kanë lënë në gjendje të lirë me masën arrest shtëpie. Bashkëpuntorja e Fiksit shkon takon djalin që sipas zonjës Mujo ka tentuar ta përdhunojë. Ai thotë se nuk është e vërtetë që ka tentuar ta përdhunojë zonjën, por e ka pranuar në komisariat për shkak se e kanë detyruar policët ta bëjw një gjë të tillë. Ndërkohë kryeplaku i fshatit kur e pyesin për ngjarjen e anashkalon duke bërë të paditurin, por më pas shprehet se 24 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Për të vërtetuar faktin që i riu ka probleme me shëndetin mendor gazetarët e Fiksit u interesuan në ambulancën e fshatit. Infermierja pasi gjen kartelën e 24 vjeçarit shprehet se personi në fjalë nuk ka patur kurrë probleme të shëndetit mendor.

Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19
Top News – A dalin fondet për Onkologjikun! / PD debate me ministren e Shëndetësise për buxhetin
10/11 15:19
Top Channel/ Durrës, familjarët kundërshtojnë amnistinë për Radaçin. Mbrojtja: Gjykim të shkurtuar
10/11 15:17
Top Channel/ U kapën 132 mijë fidanë kanabisi. Monitorohet nga ajri 67% e territorit, 165 arrestime
10/11 15:16
Top Channel/ AMA shpjegon gjobat ndaj mediave. Krasniqi: 11 televizione, thirrje për dhunë
10/11 15:09
Top Channel/ Shqipëria me më pak lindje. Në 7 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet, Korça bilanc negativ
10/11 15:08
Top Channel/ QSUT, 16.3 mld lekë buxhet. Nga 1 janari autonomia financiare, investime në onkologji
10/11 15:06
Top Channel/ Buxheti 2027, SPAK parashikon 40 hetues të BKH-së, 50 oficerë dhe 4 hetues financiarë
10/11 15:05
Top Channel/ “Bonus të emergjencave civile”, Llatja flet për ndihmën e familjeve në Elbasan
10/11 14:58
Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34
Top News – Çfarë po i vret elektriçistët? Shifra alarmante, 10 të vdekur në punë brenda 8 muajve
10/11 14:26
Top Channel/ “Jemi këtu për tu mbështetur” ministri Demo sheh nga afër pallatin në Elbasan
10/11 14:22
Top Channel/ Avokati i Popullit: Presim 91% realizim të buxhetit për 2026. Luarasi: Se kuptoj pse…
10/11 14:14
Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27