Në mes të muajit maj 2025, në një kopsht publik në qytetin e vogël të Gramshit shpërtheu salmonela, një infeksion bakterial që vjen kryesisht nga produktet e mishit dhe vezët. Dhjetra fëmijë përfunduan në spital. Rezultatet konfirmuan se 16 fëmijë dhe psikologia ishin infektuar. Skandali plasi në fundjavë. Pavarësisht situatës alarmante, inspektimi u shty për ditën e hënë, me justifikimin se biznesi dhe institucioni “nën akuzë” ishin pushim.