Tre skafistët vlonjatë të arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar Syri, pasi u kapën me rreth 1 ton marijuanë në brigjet e Jonit janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Vlorës. Arbër Seraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi dolën këtë të mërkurë përpara trupës gjykuese të Vlorës, për t’u njohur me akuzën, por edhe kërkesën e prokurorisë, që ishte e njëjtë më pas me vendimin e gjykatës.