Kryeministri Edi Rama në Lezhë ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Llesh Nik Daka”. Kreu i qeverisë thotë se projekti nga 3D është bërë realitet mbresëlënës dhe eshte gati për të pritur 535 nxënës dhe mësuesit e tyre. Gjatë vizitës, kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ku nuk munguan as batutat për lojën e basketbollit.