Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë temë diskutimi gjatë presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. I pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp, ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha shpjegoi se pas marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të implementimit në Ohër, çështja e Kosovës nuk është më çështje e sigurisë.