Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një intervistë për Top Neës ka folur për angazhuimin e strukturave të ndryshme për menaxhmin e situatës së zjarreve të krijuar në vend, ku në Kakaburun vatra vijon të jetë aktive prej 9 ditësh dhe flakët e zjarrit kanë avancuar duke u afruar zonave të banuar, Dukatit të ri. Çako ka pohuar se shumica e zjarreve që kanë ndodhur në këtë periudhë kanë qenë të qëllimshme, kryesisht nga djegja e barishteve apo mbeturinave dhe përpjekjet e barinjve të zonës për të hapur kulota të reja. Ai ka pohuar se disa persona kanë shfaqur sjelleje kriminale, pasi kanë riaktivizuar vatrat e zjarrit edhe aty ku është punuar dhe ato janë vënë nën kontroll.