Situata për shkak të zjarreve në Gjormë të Vlorës vijon të jetë problematike, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Lidhur me gjendjen kritike në Gjormë, ka reaguar kryministri Edi Rama, I cili përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pamje të operacionit nga toka dhe ajri që po zhvillohen aktualisht aty.