Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, sipas Reutets, në një nga temat e diskutimit pritet të jetë situata në Ballkanin Perëndimor. Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se të dy zyrtarët do të diskutojnë gjithashtu tregtinë dhe çështje të tjera, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e SHBA me BE-në.