Prokuroria e Posaccme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj një grupi kriminal që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë. Sipas SPAK, shtetasi Selaudin Shahini rezulton të jetë kreu i këtij grupi kriminal, i cili akuzohet për trafik të mjeteve motorike dhe grup të strukturuar kriminal.