Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet, ku parashikohet ngritja e Fondit Kombëtar për Tërmetet që do të shërbejë si burim i financimit të dëmeve në rastet e katastrofave. Neni 14 i ligjit e koncepton fondin si person juridik publik me formë shoqërie aksionare, me pavarësi operacionale dhe financiare, nën pronësinë e Ministrisë së Financave, si dhe rregullat për shpërndarjen dhe likuidimin e tij.