Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka akredituar 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi instucionin e sigurisë ushqimore në vend ku gjate bisedes me drejtorin e ISUV, Armand Reveli, ky i fundit tha se 49 testet e reja i shërbejnë planit kombëtar të monitormit, rekomandimeve të Brukselit dhe mbështetjes së eksportit të produkteve bujqësore.