Bizneset bar-kafe përreth stadiumit ‘Air Albania’ vijojnë të çmontojnë karriget dhe tavolinat që kanë në hapësirat e jashtme pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Heqja e tyre bëhet në kuadër të ndeshjes me Serbinë dhe kërkesave të UEFA-s për masa strikte sigurie.