Në Katania të Sicilisë u mat një temperaturë prej 47.6 gradë Celsius, dhe ky qytet turistik bregdetar rrëzë vullkanit Etna, nuk është më i nxehti në atë ishull italian, pasi merkuri u rrit në 48 gradë Celsius në Sirakuzë! “Corriere della sera” shkruan se kabllot e energjisë elektrike në Katania nuk e kanë përballuar këtë vapë, për këtë arsye disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike për 72 orë, por edhe pa ujë, pasi ujësjellësi i qytetit nuk mund të garantojë furnizimin sepse është pa energji, transmeton Telegrafi.